Sulm në një xhami në Pakistan, 31 të vrarë

Sulm në një xhami në Pakistan, 31 të vrarë

Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e fundit, një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 31 persona në një xhami shiite në Islamabad të Pakistanit, teksa besimtarët po merrnin pjesë në Lutjet e së Premtes. Zyrtarët thanë më 6 shkurt se nga sulmi u plagosën afër 170 besimtarë në Tarlai, në periferi të Islamabadit. Xhamitë në mbarë botën myslimane janë të mbushura plotë me besimtarë gjatë Lutjeve të së Premtes. Sipas videove të publikuara menjëherë pas sulmit, u panë trupa njerëzish të shtrirë nëpër objektin e xhamisë. Dhjetëra të plagosur po ashtu janë parë të shtrirë në oborrin e xhamisë Khadija Tul Kubra Imambargah. “Në total, 31 persona kanë humbur jetën. Numri i të plagosurve që janë dërguar në spitale ka arritur në 169”,...