Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

Sulm ndaj Iranit? SHBA-të thirrje amerikanëve të largohen nga Izraeli

SHBA-të kanë autorizuar largimin e punonjësve jo thelbësorë të qeverisë dhe familjeve të tyre nga Izraeli, ndërsa rreziku i një sulmi amerikan ndaj Iranit po rritet. Qytetarët amerikanë duhet të “mendojnë të largohen nga Izraeli ndërsa fluturimet komerciale janë të disponueshme”, këshilloi Departamenti i Shtetit. Po ashtu, u bë thirrje që të shmanget udhëtimi drejt Izraelit. Siç shkruan The Guardian, paralajmërimi erdhi pasi bisedimet mes SHBA-ve dhe Iranit mbi të ardhmen e programit bërthamor të Teheranit përfunduan pa rezultat, me sugjerimin që diskutimet të vazhdojnë javën e ardhshme. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur dy grupe aeroplanmbajtësish gati për të sulmuar Iranin, nëse beson se Teherani nuk është serioz për t’i dhënë fund aktiviteteve të tij bërthamore. Paralajmërimi i Departamentit të Shtetit u shoqërua me...