Sulm me thikë në metronë e Parisit, 3 gra raportohen të plagosura
Një sulm me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në metronë e Parisit. Mediat raportuan se janë plagosur tre gra dhe lajmi u konfirmua nga autoritetet franceze, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi shkaqet e sulmit. Sipas informacionit të transmetuar nga Agjencia France-Presse, zyra e prokurorit njoftoi se autori i dyshuar është arrestuar. Deri më tani nuk janë dhënë informacione të mëtejshme mbi gjendjen e të plagosurve, as mbi motivet e sulmit, ndërsa priten informacione të mëtejshme nga autoritetet.
Burimi:
vizionplus.tv