Sulm me dron ndaj bazës në Erbil, vritet një ushtar francez
Një ushtar francez është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dron ndaj një baze ushtarake pranë qytetit të Erbilit, në veri të Irakut, në një moment kur dhuna në rajon po përshkallëzohet për shkak të luftës mes SHBA-Izraelit dhe Iranit. Baza e sulmuar ndodhet në perëndim të Erbilit dhe strehon trupa franceze dhe irakiane që janë të angazhuara në operacionet kundër organizatës terroriste ISIS. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë “Rezistenca Islamike në Irak”, një koalicion grupesh të armatosura të lidhura me Iranin, të cilat kanë ndërmarrë edhe sulme të tjera ndaj interesave amerikane në vend. Lajmin e konfirmoi edhe presidenti francez Emmanuel Macron në një postim në X, ku njoftoi se ushtari i vrarë është Marshall Arnaud Frion, pjesëtar...
Burimi:
javanews.al