Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte, në sinagogën Temple Israel, rreth 25 milje në veriperëndim të Detroitit, ku një person i dyshuar goditi me makinë ndërtesën dhe u përball me forcat e sigurisë. Autoritetet konfirmuan se i dyshuari mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit mes forcat e policisë, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar të tjerë. Sherifi i Qarkut Oakland, Michael Bouchard, tha se falë masave të sigurisë, nxënësit dhe stafi i shkollës brenda kompleksit u evakuuan në mënyrë të sigurt. “Sinagoga ishte e përgatitur dhe siguria reagoi menjëherë duke neutralizuar kërcënimin,” u shpreh ai, cipas CNN. Agjentë të FBI-së dhe ATF-së ndodhen në vendngjarje. Drejtori i FBI-së, Kash Patel, konfirmoi se incidenti po trajtohet si një situatë e mundshme...