Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Një sulm i sofistikuar kibernetik ka goditur Muzeun Uffizi në Firence, ku hakerët kërkuan 300 mijë euro në kriptovaluta si shpërblim, për të mos publikuar të dhënat e vjedhura. Ultimatumi për të paguar këtë shumë brenda 72 orëve iu dërgua direkt drejtorit të muzeut, Simone Verde, në fillim të shkurtit. Hetimet kanë treguar se kjo metodë sulmi është e ngjashme me veprimet e grupeve të organizuara ndërkombëtare të krimit kibernetik, të cilat zakonisht hyjnë në sistemet e ‘viktimave’ dhe qëndrojnë aty për muaj të tërë, duke vjedhur të dhëna të rëndësishme, përpara se të kërkojnë para. Grupi që qëndrojn pas sulmit besohet se është Medusalocker, hakerat që kanë sulmuar edhe më herët infrastrukturat publike dhe biznese të ndryshme. Në mesazhin që hakerët i dërguan drejtorit...