Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Sulm iranian mbi Tel Aviv, një i vdekur dhe të paktën 20 të plagosur. Rubio anulon vizitën në Izrael

Një person ka humbur jetën në Tel Aviv si pasojë e sulmit me raketa të ndërmarrë nga Irani. Sipas raportimit të mediave lokale, raid-i “ka goditur drejtpërdrejt një ndërtesë në qendër të qytetit”. Sipas të dhënave të përmbledhura nga spitalet, të paktën 22 persona janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim. Një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër në gjendje të moderuar. Autoritetet izraelite po vazhdojnë hetimet dhe mbikëqyrjen e zonave të goditura, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg nga zonat e rrezikut. Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, ka anuluar vizitën e tij në Israel, e cila ishte planifikuar për të hënën, 2 mars, dhe të martën, 3 mars. Vendimi u njoftua nga Departamenti i...