Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Sulm brutal në një spital në Sudan, 64 të vdekur, mes tyre 13 fëmijë

Një sulm ndaj një institucioni shëndetësor në Sudan ka vrarë të paktën 64 persona dhe ka plagosur 89 të tjerë, ka raportuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Zyra humanitare e OKB-së në Sudan kishte thënë më parë se ishte e tmerruar nga sulmi ndaj një spitali në Darfurin Lindor dje, që raportohet të ketë vrarë dhjetëra persona, përfshirë fëmijë, dhe të ketë plagosur disa të tjerë. Grupi sudanez për të drejtat e njeriut, Emergency Lawyers, që dokumenton krimet gjatë luftës mes ushtrisë së Sudanit dhe forcave paramilitare Rapid Support Forces (RSF), raportoi se sulmi ishte kryer nga një dron i ushtrisë që goditi spitalin El-Daein. RSF kontrollon rajonin e gjerë perëndimor të Darfurit, ndërsa ushtria ka kontroll mbi lindjen, qendrën dhe veriun e Sudanit. Sistemi...