Stuhitë e dëborës paralizojnë Japoninë, 30 të vdekur dhe dhjetëra zona të izoluara
Reshjet jashtëzakonisht të dendura të dëborës kanë shkaktuar vdekjen e 30 personave në Japoni gjatë dy javëve të fundit, njoftuan sot autoritetet japoneze. Mes viktimave është edhe një grua 91-vjeçare, e cila u gjet nën dëborë përpara banesës së saj. Qeveria japoneze ka angazhuar forcat e armatosura për të ndihmuar banorët në prefekturën Aomori, zona më e prekur nga moti ekstrem, ku në disa rajone të izoluara janë grumbulluar deri në 4.5 metra dëborë. Kryeministrja Sanae Takaichi ka thirrur një mbledhje emergjente të kabinetit dhe u ka kërkuar ministrave të marrin të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Sipas autoriteteve, masa ajrore shumë të ftohta kanë shkaktuar reshje të fuqishme përgjatë brigjeve të Detit të Japonisë, ndërsa në disa zona sasia...
Burimi:
vizionplus.tv