Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës
Një stuhi dimërore ka përfshirë verilindjen e Shteteve të Bashkuara. Janë anuluar mijëra fluturime, ndërsa shumë zona janë pa energji elektrike. 59 milionë banorë janë paralajmëruar nga autoritetet për motin ekstrem. Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa shtete, përfshirë Massachusetts, Connecticut, Delaware, New Jersey dhe Rhode Island, ndërsa në New York City është ndaluar plotësisht qarkullimi i automjeteve. Stuhia konsiderohet më e fuqishmja e dekadës së fundit. Pritet të ketë erë të fortë, ndërsa probleme parashikohen të ketë edhe me lundrimin. New York City është vënë nën paralajmërim për stuhi bore për herë të parë pas 9 vitesh. Parashikimet flasin për 50 deri në 60 centimetra dëborë dhe temperaturat do të zbresin deri në -6 gradë Celsius. Kryetari i bashkisë, Zohran Mamdani, njoftoi...
Burimi:
javanews.al