Stuhia e jashtëzakonshme godet SHBA, anulohen mijëra fluturime, Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëron për pasoja shkatërruese
Një stuhi e fuqishme dimërore ka goditur Shtetet e Bashkuara, duke lënë rreth 217,000 konsumatorë pa energji elektrike dhe duke shkaktuar anulimin e mbi 4,000 fluturimeve në mbarë vendin. Stuhia, e shoqëruar me borë të dendur, shi dhe temperatura ekstremisht të ulëta, pritet të përfshijë dy të tretat lindore të vendit dhe të zgjasë edhe gjatë ditëve në vijim. Zonat më të prekura janë Luiziana, Misisipi, Teksasi dhe Tenesi. Presidenti Donald Trump e cilësoi situatën si “historike” dhe miratoi shpalljen e gjendjes së emergjencës federale në 12 shtete, ndërsa 17 shtete dhe Distrikti i Kolumbias kanë shpallur emergjencë për shkak të motit ekstrem. Ndërsa në Nju Jork, ku temperaturat pritet të mbeten nën zero gjatë gjithë ditës dhe në Central Park pritet të bjerë 30...
Burimi:
vizionplus.tv