Stuhia “Christine” godet Portugalinë, të paktën 5 viktima dhe dëme të mëdha
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi stuhia e fuqishme Christine goditi Portugalinë qendrore dhe veriore, duke shkaktuar përmbytje të rënda, rrëshqitje dheu dhe dëme të mëdha materiale. Autoritetet portugeze e përshkruan fenomenin si një “ngjarje ekstreme”, ndërsa situata mbetet kritike në disa rajone. Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta, që në disa zona arritën shpejtësi deri në 178 km/orë, rrëzuan pemë, çati dhe struktura, duke shkaktuar mbi 3 mijë incidente në të gjithë vendin. Distrikti i Leirias rezulton ndër më të prekurit, ku u raportuan edhe shumica e viktimave. Më shumë se 850 mijë persona mbetën pa energji elektrike, ndërsa transporti rrugor dhe hekurudhor u ndërpre në shumë zona. Në qytetin bregdetar Figueira da Foz, një pjesë e çatisë së një ndërtese...
Burimi:
vizionplus.tv