Stuhi vdekjeprurëse në Gadishullin Iberik, mijëra të evakuuar në Spanjë

Stuhi vdekjeprurëse në Gadishullin Iberik, mijëra të evakuuar në Spanjë

Një zjarrfikës portugez humbi jetën sot gjatë një patrullimi për njohje dhe monitorim në brigjet e një lumi, në zonën Campo Maior, në qarkun Portalegre, njoftoi Autoriteti Kombëtar i Mbrojtjes Civile të Portugalisë. Sipas mediave lokale, zjarrfikësi 46-vjeçar u mor nga rrjedha e ujit teksa po përpiqej të kalonte një zonë të përmbytur. Ai është viktima e parë e stuhisë “Marta”, e cila ka goditur sot Portugalinë dhe Spanjën fqinje. Java e fundit ka qenë veçanërisht e rëndë për Portugalinë, pasi erërat e forta të stuhisë “Christine” shkaktuan vdekjen e pesë personave, ndërsa reshjet e stuhisë “Leonardo” sollën një tjetër viktimë të mërkurën. Ndërkohë, si Portugalia ashtu edhe Spanja po përballen me reshje intensive shiu dhe erëra të forta, duke rritur frikën për përmbytje të...