Stuhi shiu, reshje dëbore dhe temperatura të ulta! Italia në alarm nga moti i keq

Stuhi shiu, reshje dëbore dhe temperatura të ulta! Italia në alarm nga moti i keq

Italia është goditur sot nga moti i keq, me stuhi të forta ere dhe shiu, si dhe reshje dëbore dhe temperatura të ulëta në zona të ndryshme. Rajonet më të goditura janë ato të Italisë qendrore dhe në veri. Në Emilia-Romagna, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar alarme të kuqe dhe portokalli për rreziqe hidraulike dhe hidrogjeologjike në zonat fushore midis Bolonjës, Ferrarës dhe Ravenës. Degët e djathta të Renos, veçanërisht Idice, janë nën vëzhgim, pasi përmbytjet nuk mund të përjashtohen. Alarme të verdha janë në fuqi në zona të tjera të Emilia-Romagna dhe në Lazio, Puglia, Kampania dhe Toskana. Gjatë gjashtë orëve të fundit, erëra me shpejtësi rreth 100 km/orë kanë vazhduar përgjatë bregdetit midis Monfalcone, Trieste dhe detit ngjitur. Është raportuar borë në...