Stuhi dhe ngrica në Europë, era e fortë lë mijëra familje pa energji në Francë, probleme me transportin

Stuhi dhe ngrica në Europë, era e fortë lë mijëra familje pa energji në Francë, probleme me transportin

Erërat e fuqishme goditën Evropën, ndërsa stuhia Goretti mbërtheu jesën veriore të kontinentit. Në Francë, afro 380 mijë familje mbetën pa energji elektrike, shumica dërrmuese në rajonin verior të Normandisë. Stuhia ka bërë që të rrëzohen pemë në disa rajone, ndërsa një prej tyre ra mbi një shtëpi, por nuk pati të lënduar. Shkollat vazhdojnë të jenë të mbyllura në veri të Francës, ndërsa janë dhënë paralajmërime për mot të keq në 30 rajone të tjera. Ndërkohë, në Britani, rrjetet hekurudhore kanë pezulluar shërbimin. Në disa pjesë të vendit priten erëra deri në 160 kilometra në orë, që do të krijojnë kushte të rrezikshme në zonat bregdetare. Sipas Shërbimit Meteorologjik në Gjermani, në veri bora mund të shkojë deri në 15 centimetra, ndërsa në jug...