Studentët iranianë brohorasin kundër Qeverisë dhe përleshen me forcat e sigurisë në Teheran

Studentët iranianë brohorasin kundër Qeverisë dhe përleshen me forcat e sigurisë në Teheran

Studentët iranianë janë parë duke brohoritur kundër Qeverisë së vendit të tyre dhe duke u përballur me forcat e sigurisë pranë një universiteti në Teheran, sipas videove në rrjetet sociale dhe raportimeve të tjera. Protesta shpërtheu më 21 shkurt pranë Universitetit “Sharif”, ndërsa studentët u përballën me ushtarë nga Basij, një forcë vullnetare paraushtarake që ka luajtur rol të madh në shtypjen e protestave të mëparshme politike. Studentët dëgjoheshin duke brohoritur “Turp, turp”, sipas një videoje të publikuar nga agjencia studentore e lajmeve Khabar-e Daneshjoo dhe gjetkë. Të tjerë shiheshin duke valëvitur flamurin kombëtar iranian. Një tubim i ngjashëm u raportua në Universitetin e Teknologjisë “Amir Kabir”. Fars, një agjenci gjysmëzyrtare e lajmeve që është e afërt me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit, raportoi se “një grumbullim...