Strategu i Trump: Arktiku, lojë e madhe, Kanadaja mund të bëhet ‘Ukraina tjetër’
Ish-strategu i presidentit amerikan Steve Bannon, në një intervistë për Corriere della Sera, komentoi ndërhyrjet amerikane në Venezuelë dhe në shtete të tjera të botës. Ai shprehet se ndryshe nga Trump, beson se sanksionet e shkatërrimi ekonomik i një vendi e rrëzojnë një regjim. “Presidenti Trump po lë të hapura shumë opsione, edhe atë të përdorimit të forcës ushtarake në shkallë të gjerë”, thotë Steve Bannon për Corriere, kur pyetet nëse postimi i fundit i Trump në Truth, ku u premton protestuesve iranianë që “ndihma po vjen”, do të thotë një sulm ushtarak, ndoshta edhe vetëm një sulm i vogël. “Sekretari i Thesarit, Bessent, shpjegoi në mars në Economic Club of New York se si mund të rrëzohen mullahët me sanksione, presion ekonomik dhe tarifa...
Burimi:
ntv.al