Strategjia e re e Trump: Marrëveshje direkte me Groenlandën, duke anashkaluar Danimarkën

Strategjia e re e Trump: Marrëveshje direkte me Groenlandën, duke anashkaluar Danimarkën

Administrata e Presidentit Donald Trump po harton një plan të ri për Groenlandën. Sipas një raporti të The Economist, SHBA-të nuk po synojnë më thjesht blerjen apo aneksimin e ishullit, por një marrëveshje bashkëpunimi direkt me autoritetet lokale në Nuuk (kryeqyteti i Grenlandës), duke nxjerrë jashtë loje Danimarkën. Çfarë është “Traktati i Shoqërimit të Lirë”? Uashingtoni po diskuton mundësinë e një pakti të quajtur “Traktat i Shoqërimit të Lirë”. Ky është një model që SHBA-të e aplikojnë tashmë me disa shtete të vogla në Paqësor, si Mikronezia, Ishujt Marshall dhe Palau. Sipas kësaj marrëveshjeje vendi (në këtë rast Groenlanda) gëzon pavarësi dhe autonomi të plotë për punët e brendshme. Megjithatë SHBA-të marrin përsipër mbrojtjen dhe sigurinë ushtarake të vendit. Sa i përket ndihmës financiare, Uashingtoni...