Starmer udhëton drejt Kinës pas 8 vitesh, marrëdhëniet tregëtare Britani-Pekin në fokus të diskutimeve
Pas tetë vitesh, kryeministri britanik Keir Starmer ka udhëtuar drejt Kinës, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu kinez Li Qian. Në fokus të këtij takimi është bashkëpunimi tregëtar, i dëshiruar sipas kryeministrit kinez nga të dy popujt. Në fillim të takimit të tij me Keir Starmer, Li i tha kryeministrit britanik se përpjekjet e tij për të përmirësuar marrëdhëniet janë “mirëpritur gjerësisht” në të dy vendet. Ai tha se kjo tregoi se “bashkëpunimi i hapur dhe përfitimi i ndërsjellë është ajo që njerëzit duan. Kjo gjithashtu i shërben interesave të përbashkëta të të dyve.” Kryeministri kinez shtoi më tej: “Sa më shumë që ndodhemi në një botë në ndryshim, aq më i vlefshëm është një stabilitet i tillë.” Starmer tha se donte të...
Burimi:
vizionplus.tv