Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

Starmer pas paralajmërimit të Trump:Britania dhe SHBA mbeten aleate shumë të ngushta

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleatë shumë të ngushtë, pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump se afrimi i Londrës me Kinën është “shumë i rrezikshëm”. Starmer ndodhet për vizitë zyrtare në Kinë, ku synon të forcojë marrëdhëniet tregtare në funksion të rritjes ekonomike të Britanisë. Komentet e Trump erdhën pasi ai u pyet për përpjekjet e Londrës për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik me Pekinin. Duke folur për Sky News, Starmer tha se vizita në Kinë ishte diskutuar paraprakisht me ekipin e Trump, duke theksuar se edhe vetë presidenti amerikan pritet të vizitojë Kinën në muajt në vijim. Sipas tij, komentet e Trump ishin më të drejtuara ndaj Kanadasë sesa Britanisë. Kryeministri...