Stamboll, gjyqtarja qëllohet brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj
Një gjyqtare u qëllua me armë zjarri të martën brenda një gjykate në Stamboll nga ish-bashkëshorti i saj, një prokuror publik, raportuan mediat turke. Autori u pengua pasi tentoi të qëllonte për herë të dytë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 me orën lokale në Gjykatën e Apelit në anën aziatike të Stambollit, sipas agjencisë së lajmeve DHA. Gjyqtarja Aslı Kahraman u plagos rëndë pasi Muhammet Çağatay Kılıçaslan hapi zjarr, duke e goditur në zonën e ijës. Sipas burimeve, Kılıçaslan ishte gati të qëllonte sërish, por u ndalua në momentin e fundit. Kahraman mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autori u arrestua dhe pritej të paraqitej më vonë të martën para...
Burimi:
javanews.al