Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

Stacioni “Qinling” shfaq teknologjitë e gjelbra polare

Ekipi i 42-të i ekspeditës kineze në Antarktik ka përfunduar së fundmi një këmbim personeli dhe rifurnizim logjistike në stacionin “Qinling”. Stacioni kinez “Qinling” në Antarktidë vazhdon të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme, me sistemet kyçe të zhvilluara në mënyrë të pavarur nga Kina që punojnë mirë në kushte ekstreme. Që prej fillimit nga funksionimi më 7 shkurt 2024, ky stacion ka përballuar kushte të ashpra, si të ftohtit ekstrem, erërat e forta dhe stuhitë e dëborës. Funksionimi i qëndrueshëm i sistemeve të tij themelore, duke përfshirë përdorimin e ujit të detit, prodhimin e energjisë së përtëritshme dhe trajtimin e ujërave të zeza, ka siguruar punën e qëndrueshme e të vazhdueshme të stacionit. Deri më tani, anëtarët e ekipit të kalimit të dimrit nga ekspedita...