Sri Lanka shpall të mërkurat ditë pushimi për të kursyer karburant
Sri Lanka ka vendosur që çdo e mërkurë të jetë ditë pushimi për institucionet publike, në përpjekje për të kursyer karburantin, ndërsa vendi përballet me rrezikun e mungesave të naftës si pasojë e tensioneve ndërkombëtare. Presidenti Anura Kumara Dissanayake deklaroi gjatë një mbledhjeje emergjente se vendi duhet të përgatitet për skenarët më të këqij, duke shpresuar njëkohësisht për përmirësim të situatës. Kriza është përkeqësuar pas ndërprerjes së furnizimeve përmes Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe detare nga ku kalon një pjesë e madhe e naftës botërore. Rreth 90% e naftës dhe gazit që kalon nëpër këtë ngushticë është e destinuar për tregjet aziatike, duke e bërë rajonin më të goditurin nga rritja e çmimeve. Masa të ashpra në vendet e tjera aziatike Edhe vende të...
Burimi:
vizionplus.tv