Spiun i Moskës për vite me radhë! Tradhtari famëkeq i CIA-s vdes në burg

Spiun i Moskës për vite me radhë! Tradhtari famëkeq i CIA-s vdes në burg

Aldrich Ames, ish-agjent i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, i cili për gati një dekadë spiunoi për Bashkimin Sovjetik dhe më pas për Rusinë, ka vdekur në moshën 84-vjeçare në një burg në shtetin e Marylandit në SHBA. Ames u arrestua në shkurt të vitit 1994 së bashku me bashkëshorten e tij, Rosario Ames. Të dy pranuan fajësinë pa gjyq: Aldrich për spiunazh dhe evazion fiskal, ndërsa Rosario për ndihmë dhe bashkëpunim në aktivitetet e tij. Ai u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa bashkëshortja me pak më shumë se pesë vjet burg. Sipas hetimeve, për afro dhjetë vjet, Ames kishte dorëzuar informacione të klasifikuara në Moskë, përfshirë identitetet e agjentëve perëndimorë që vepronin pas Perdes së Hekurt. Ai pranoi se ishte paguar rreth 2.5 milionë dollarë...