Spektakël “bardhë e zi” nga shpërthimi i vullkanit Etna në Itali, skiatorët kapin momentin mbresëlënës (VIDEO)

Spektakël “bardhë e zi” nga shpërthimi i vullkanit Etna në Itali, skiatorët kapin momentin mbresëlënës (VIDEO)

Skiatorët në Siçili kanë kapur momente mbresëlënëse nga shpërthimi i vullkanit Etna, i cili ndodhi më 27 dhjetor, duke hedhur në atmosferë sasi të mëdha hiri dhe tymi. Pas aktivitetit vullkanik, shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë kanë lëshuar një paralajmërim të kuq për aeroplanët, niveli më i lartë i alarmit për aviacionin. Megjithatë, autoritetet lokale bënë të ditur se fluturimet do të vazhdojnë të operojnë normalisht në aeroportin e afërt, për aq kohë sa reshjet e hirit nuk intensifikohen. Etna konsiderohet vullkani më i madh dhe më i lartë në Evropë dhe një ndër më aktivët në botë. Për shkak të aktivitetit të tij të shpeshtë, shpërthimet regjistrohen disa herë gjatë vitit, duke e bërë atë një nga vullkanet më të monitoruara...