Spanja refuzon përdorimin e bazave ushtarake nga avionët amerikanë për sulme kundër Iranit
Ministri i Jashtëm i Spanjës, José Manuel Albares, deklaroi se vendi i tij nuk do të lejojë që bazat e tij ushtarake të përdoren për sulme ndaj Iran, sulme të cilat Spanja i ka dënuar. Bëhet fjalë për baza që përdoren bashkërisht nga SHBA-ja dhe Spanja, por që ndodhen nën sovranitetin spanjoll. Qëndrimi i Spanjës dhe dënimi i ashpër i veprimeve amerikano-izraelite ndaj Iranit nga kryeministri socialist Pedro Sánchez e vendosin edhe një herë vendin si një përjashtim në rajon, gjë që mund të përkeqësojë më tej marrëdhëniet e saj me Uashingtonin. “Bazat spanjolle nuk po përdoren për këtë operacion dhe nuk do të përdoren për asgjë që nuk përfshihet në një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara apo për asgjë që nuk është në përputhje...
Burimi:
vizionplus.tv