Spanja planifikon mbylljen e rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç: Të mbrojmë fëmijët, po ekspozohen ndaj dhunës dhe negativitetit
Spanja po planifikon të ndalojë aksesin në mediat sociale për të miturit nën 16 vjeç dhe platformat do të jenë të detyruara të zbatojnë sisteme të verifikimit të moshës, tha të martën kryeministri Pedro Sanchez, ndërsa njoftoi disa masa për të garantuar një mjedis dixhital të sigurt. Qeveria e Sanchez është ankuar vazhdimisht për përhapjen e gjuhës së urrejtjes, përmbajtjes pornografike dhe dezinformimit në mediat sociale, duke thënë se kjo kishte efekte negative tek të rinjtë. “Fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj një hapësire në të cilën nuk ishin menduar kurrë të lundronin vetëm… Ne nuk do ta pranojmë më këtë”, tha Sanchez ndërsa iu drejtua Samitit Botëror të Qeverive në Dubai, duke u bërë thirrje vendeve të tjera evropiane të zbatojnë masa të ngjashme....
Burimi:
vizionplus.tv