Spanja nuk përkulet ndaj SHBA-së/ Sánchez i përgjigjet Trump pas kërcënimeve
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka mbrojtur publikisht qëndrimin e qeverisë së tij kundër bombardimit të Iranit, pas kërcënimeve nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për ndërprerje të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Në një fjalim televiziv të mërkurën në mëngjes, Sánchez theksoi se pozicioni i Madridit përmblidhet me fjalët: “jo luftës”. Sánchez paralajmëroi që të mos përsëriten “gabimet e së kaluarës”, duke iu referuar pushtimit të Irakut në vitin 2003, që sipas tij nuk arriti objektivat dhe solli pasiguri, duke përkeqësuar jetën e shumë qytetarëve. Ai shtoi se sulmet ndaj Iranit mund të kenë pasoja të ngjashme ekonomike për miliona njerëz dhe se qeveria spanjolle po shqyrton masa për të zbutur ndikimin e mundshëm. Një ditë më parë, Presidenti Trump u zotua të “ndërpresë...
Burimi:
ntv.al