Spanja legalizon qëndrimin e emigrantëve
Qeveria spanjolle ka hedhur një hap të rrallë me nisjen e një procedurë të jashtëzakonshme që u mundëson shumë emigrantëve, të cilët deri tani kanë jetuar ilegalisht në vend, të fitojnë status legjitim qëndrimi. Vendimi u bë i ditur nga Ministrja e Migracionit, Elma Saiz, pas miratimit nga kabineti qeveritar. Saiz sqaroi se nisma synon forcimin e një modeli emigracioni të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut, duke u ofruar emigrantëve siguri ligjore, mundësi integrimi dhe të drejta të barabarta, ndërsa theksoi gjithashtu ndikimin pozitiv që migrimi ka në shoqëri dhe ekonomi. Kryeministri socialist Pedro Sánchez nga ana e tij, e justifikoi këtë politikë pro-emigrimit me mungesën e fuqisë punëtore dhe plakjen e popullsisë, faktorë që rrezikojnë funksionimin e shtetit social dhe sistemin...
Burimi:
opinion.al