Spanja kufizon rrjetet sociale, ndalohet përdorimi për fëmijët nën 16 vjeç
Edhe Spanja synon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç. Ky vendim vjen pas bllokimit që është bërë më herët nga autoritetet në Australi, si edhe në Francë. “Sot, fëmijët tanë janë të ekspozuar ndaj një hapësire që nuk ishte menduar kurrë që ata ta përballonin vetëm. Një hapësirë varësie, abuzimi, pornografie, manipulimi dhe dhune. Ne nuk do ta pranojmë më këtë,” është shprehur kryeministri i vendit, Pedro Sanchez. Për të zbatuar ndalimin, qeveria spanjolle pritet t’u kërkojë platformave më të njohura që të vendosin metoda më të rrepta të verifikimit të moshës së përdoruesve. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv