Spanja gati të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç
Spanja do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16-vjeç dhe do të kufizojë versionet me përmbajtje të lartë kafeine për ata nën 18-vjeç, njoftoi sot ministri i Çështjeve të Konsumatorit, Pablo Bustinduy. Sipas rregullores së planifikuar, të gjitha pijet energjike do të ndalohen për fëmijët nën 16-vjeç. Produktet që përmbajnë më shumë se 32 miligramë kafeinë për 100 mililitra do të ndalohen gjithashtu për persona nën 18-vjeç. “Është vërtetuar shkencërisht se këto pije energjike janë bërë një kërcënim për shëndetin e të rinjve”, tha Bustinduy. Sipas anketës “ESTUDES 2025” të Ministrisë së Shëndetësisë, 38.4 për qind e studentëve të moshës 14 deri në 18-vjeç raportuan se kishin konsumuar pije energjike gjatë muajit të kaluar. Konsumi është dukshëm më i lartë tek...
Burimi:
opinion.al