Spanja do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Spanja do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç

Qeveria spanjolle do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për të miturit dhe do të vendosë rregulla më të rrepta për reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve. Siç u njoftua nga Ministri i të Drejtave Sociale, Konsumizmit dhe Axhendës 2030, Pablo Bustinduy, rregullorja e re do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16 vjeç. Për produktet me përmbajtje të lartë kafeine, më shumë se 32 mg për 100 ml, kufiri rritet në 18 vjeç. Rregullorja është pjesë e një pakete më të gjerë masash për shëndetin e fëmijëve. Rregulla të ngjashme janë tashmë në fuqi në disa rajone. Qeveria tani po kërkon të unifikojë kriteret në të gjithë vendin.  Nëntë nga dhjetë spanjollë e...