Sot mblidhet Bordi i Paqes, kush merr pjesë dhe çfarë ka në agjendë
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, do të kryesojë këtë të enjte në Washington mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Rreth një muaj pas themelimit të tij, Bordi po mblidhet për seancën e tij të parë, në orën 09:00 sipas orës lokale, ose rreth orës 15:00 me orën e Tiranës. Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet atje, për të përfaqësuar Shqipërinë si një vend themelues. Çfarë është Bordi i Paqes Ky organ i ri ndërkombëtar u krijua fillimisht për rindërtimin dhe stabilizimin e Gazës pas një armëpushimi që uli intensitetin e luftës së Izraelit në enklavën e rrethuar në fund të vitit 2025. I miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së përmes një rezolute, Bordi i Paqes do të koordinojë ndihmën humanitare, përpjekjet e rindërtimit dhe...
Burimi:
javanews.al