Sot 4 vite nga pushtimi rus, Zelensky: Pres që Trump të qëndrojë në anën tonë dhe t’i japë fund luftës
Në katërvjetorin e nisjes së pushtimit të plotë rus më 24 shkurt 2022, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij do të bëjë “çdo përpjekje për të arritur paqen”. Në prag të aktiviteteve përkujtimore që do të zhvillohen në Ukrainë, ai theksoi se, pavarësisht katër viteve luftime të ashpra, presidenti rus Vladimir Putin nuk i ka përmbushur objektivat e tij. Në një intervistë për CNN nga Kiev, Zelensky u shpreh se beson që presidenti amerikan Donald Trump dhe ekipi i tij synojnë t’i japin fund luftës. I pyetur se çfarë pret nga fjalimi për Gjendjen e Kombit, ai u përgjigj: “Dua që ai të qëndrojë në anën tonë”. Kreu i shtetit ukrainas foli edhe për komunikimin me Shtetet e Bashkuara, duke theksuar...
Burimi:
vizionplus.tv