Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën
Prej disa javësh drejt Sllovakisë nuk rrjedh më naftë ruse përmes Ukrainës. Shkaku është dëmtimi i tubacioneve të naftësjellësit “Druzhba”. Tani kryeministri sllovak, Robert Fico, e kërcënoi Kievin me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për Ukrainën nëse furnizimi me naftë ruse përmes Ukrainës nuk rifillon deri të hënën. Edhe kryeministri hungarez Viktor Orban ka kërcënuar me masa të ngjashme. Hungaria dhe Sllovakia sigurojnë rreth gjysmën e furnizimeve emergjente me energji elektrike të Evropës për Ukrainën. Ukrainën, e cila është e varur nga këto furnizime për shkak të sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës së saj. Ukraina dënon kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë Ukraina i dënoi ashpër kërcënimet e Hungarisë dhe të Sllovakisë në mosmarrëveshjen për furnizimet me energji. Kievi i akuzoi dy vendet anëtare të BE-së për shantazh dhe provokim....
Burimi:
vizionplus.tv