Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Skandali seksual në Mal të Zi/ Videot intime me ish-zyrtarin e lartë, thyen heshtjen Mirjana Pajkoviç: Prej një viti në rrezik për jetën, kërcënohesha!

Prej disa ditësh, Mali i Zi po përballet me një aferë serioze që ka përfshirë figura të larta shtetërore, ku në qendër të saj janë Mirjana Pajkoviq dhe Dejan Vukshiq, ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe ish-këshilltar i Presidentit Jakov Milatoviq. Skandali ka çuar në dorëheqjen e të dyve nga funksionet publike. Vukshiq dha dorëheqjen në fund të vitit të kaluar, pas tre kallëzimeve penale të depozituara kundër Pajkoviq, ndërsa të premten e kaluar, Pajkoviq u largua nga detyra si drejtoreshë e Drejtorisë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.  E ftuar në emisionin “Puls of Serbia Weekend”, Mirjana Pajkoviq hodhi poshtë zërat për një skandal seksual, duke e cilësuar çështjen si krim kibernetik dhe shkelje të të drejtave kushtetuese. “Ky nuk është një skandal seksual, por një problem sigurie me natyrë dixhitale. Është...