Skandali që tronditi Napolin: Camorra vepron brenda spitalit, 4 të arrestuar
Një skandal ka tronditur qytetin e Napolit, ku spitali Ospedale San Giovanni Bosco rezulton se është përdorur nga organizata kriminale Camorra si një qendër operative për mashtrime të shumta financiare dhe aktivitete të paligjshme. Hetimet kanë çuar në arrestimin e katër personave, përfshirë edhe një avokat napolitan, ndërsa disa mjekë dhe profesionistë të tjerë janë nën hetim. Sipas autoriteteve, gjithçka rrotullohej rreth shtrimeve dhe certifikatave mjekësore të paligjshme, të cilat përdoreshin për të realizuar mashtrime, sidomos ndaj kompanive të sigurimeve. Skema drejtohej nga klani criminal “Clan Contini”, pjesë e fuqishme e Alleanza di Secondigliano. Përmes presioneve dhe kërcënimeve ndaj personelit mjekësor, si dhe ndërmjetësimit të avokatit të arrestuar, siguroheshin dokumente dhe raporte të rreme mjekësore. Hetimet, të kryera nga karabinierët dhe Guardia di Finanza, nën...
Burimi:
javanews.al