Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Skandali në “Grande Fratello”/ Kërkonte favore për të marrë pjesë në program, moderatori nën hetim për dhunë s*ksuale dhe..

Alfonso Signorini, gazetari dhe prezantuesi i njohur italian, është nën hetim nga prokuroria e Milanos për dyshimet për dhunë seksuale dhe shantazh.  Vendimi vjen pas kallëzimit të depozituar nga ish-pjesëmarrësi i “Grande Fratello”, ose ndryshe “Big Brother” Antonio Medugno, i cili pretendon se ka qenë pjesë e një sistemi ku kërkoheshin favore seksuale për të marrë pjesë në program, denoncim i bërë publikisht edhe nga Fabrizio Corona.  Sipas mediave italiane, Signorini kishte njoftuar vetëpezullimin e menjëhershëm nga Mediaset, për shkak të akuzave të ngritura nga Corona në kanalin e tij në YouTube, “Falsissimo”.  Për t’u përballur me hetimet, Signorini ka ndryshuar avokatët, duke zgjedhur dy emra të njohur: Daniela Missaglia dhe Domenico Aiello. Missaglia, ekspertja e të drejtës së familjes dhe e individit, ka përvojë në ndarje...