Skandali i dosjeve Epstein vazhdon, Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për një darkë në Pallatin Mbretëror

Skandali i dosjeve Epstein vazhdon, Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për një darkë në Pallatin Mbretëror

Dokumente të reja të publikuara javën e kaluar në kuadër të dosjeve të Jeffrey Epstein zbulojnë se Princi Andrew kishte ftuar financierin amerikan, të akuzuar për krime seksuale, së bashku me një modele ruse për një darkë private në Buckingham Palace gjatë një vizite 4-ditore të Epstein në Londër. Sipas email-eve të bëra publike, Epstein kishte punësuar një grua 26-vjeçare me emrin Vera për të marrë pjesë në një darkë dhe më pas e kishte shoqëruar atë në Pallatin Buckingham për një takim privat. Në dokumente, ajo përshkruhet si “magjepsëse” dhe “një mike e shkëlqyer”, shkruan The Sun. Vizita e Epstein në Londër ndodhi vetëm dy muaj përpara se Princi Andrew ta kthente “nderin”, duke udhëtuar për ta vizituar atë në Nju Jork. Zbulimi vjen në...