Skandali Epstein/ Policia bastis shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

Skandali Epstein/ Policia bastis shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

Policia britanike ka kontrolluar dy prona të ish-zyrtarit të lartë qeveritar Peter Mandelson, në kuadër të një hetimi për pretendime mbi shkelje të detyrës publike. Mandelson, 72 vjeç, nuk është arrestuar, ndërsa hetimet vijojnë. Sipas mediave britanike, gjatë kontrolleve në banesën e tij në Camden, në veri të Londrës, efektivët e policisë sekuestruan disa kuti me materiale, ndërsa një tjetër pronë e tij në Wiltshire u monitorua nga forca të shumta policore. Zëvendëskomisionerja e Policisë Metropolitane, Hayley Sewart, konfirmoi se kontrollet u kryen nga “ekipi i specializuar për krimet qendrore”, duke sqaruar se hetimi lidhet me dyshime për shkelje të detyrës publike. “Ai nuk është arrestuar dhe hetimet janë ende në zhvillim,” tha ajo. Hetimi vjen në vazhdën e publikimit të dosjeve të Jeffrey Epstein,...