“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Këtej Atlantikut, po bien ‘koka’ për shkak të zbulimeve mbi Jeffrey Epstein. Në Norvegji, një diplomat i njohur është pezulluar dhe është hapur një hetim policor ndaj një ish-kryeministri. Në Mbretërinë e Bashkuar, ish-ambasadori në SHBA është shkarkuar; të martën ai dha dorëheqjen edhe nga Dhoma e Lordëve. Policia po shqyrton raportimet se ai ka ndarë me Epstein informacione të ndjeshme për tregun. Andrew Mountbatten-Windsor, i njohur më parë si Princi Andrew, u zhvesh nga titujt mbretërorë dhe rezidenca e tij. Një organizatë bamirësie e themeluar nga ish-bashkëshortja e tij, Sarah Ferguson, ish-Dukesha e Jorkut, do të mbyllet për një kohë të pacaktuar pas publikimit të email-eve ku ajo e quante Epstein ‘një legjendë’ dhe ‘vëllai që gjithmonë kam dëshiruar të kisha’. Por ndërsa klasa politike evropiane...
Burimi:
opinion.al