Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Skandali Epstein/ Pam Bondi përpara Kongresit, çfarë do zbulohet për pedofilin e dënuar?

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-ve, Pam Bondi, është thirrur zyrtarisht nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve për të dëshmuar mbi menaxhimin e hetimit ndaj pedofilit të ndjerë Jeffrey Epstein dhe publikimin e dokumenteve të tij. Urdhri për paraqitje në gjykatë, lëshuar më 17 mars 2026 nga kryetari i komitetit James Comer, kërkon që Bondi të paraqitet më 14 prill për të dhënë dëshmi nën betim, duke sqaruar nëse Departamenti i Drejtësisë ka respektuar detyrimet e Ligjit për Transparencën e Dosjeve të Epsteinit dhe për të hetuar “keq‑menaxhimin e mundshëm” të dokumenteve dhe informacioneve, lidhur me Epstein dhe bashkëpunëtorët e tij. Ligjvënësit kanë shprehur shqetësim të madh për mënyrën sesi janë publikuar miliona faqe dokumente, duke përfshirë gabime serioze në redaktimin e emrave të...