Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore
Ajo që dikur përflitej në korridoret diplomatike tashmë është vërtetuar dhe është kthyer në një shqetësim për Bashkimin Europian. Hungaria po punon ngushtë me Rusinë për të hequr sanksionet për individë rus të cilët janë të lidhur me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Agjencia Ndërkombëtare e lajmeve Reuters thekson se vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare në Hungari, një telefonatë e përgjuar midis Ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó dhe homologut të tij rus Sergey Lavrov në lidhje me sanksionet e BE-së po shkakton trazira. Portali i lajmeve Vsquare.org me seli në Varshavë publikoi një regjistrim të një bisede të gushtit të vitit 2024. Në të, Szijjártó thuhet se u zotua të punonte me Sllovakinë për të hequr motrën e një biznesmeni rus nga lista e...
Burimi:
javanews.al