Skandal në tempullin budist në Tajlandë, arrestohen 4 murgj, iu zbulua drogë dhe materiale pornografike

Skandal në tempullin budist në Tajlandë, arrestohen 4 murgj, iu zbulua drogë dhe materiale pornografike

Katër murgj budistë janë arrestuar në Tajlandë, pasi gjatë një kontrolli policor në një tempull u gjetën materiale pornografike, lodra seksi, një listë me kontakte eskortash si dhe sende të tjera që bien ndesh me ligjin dhe rregullat fetare. Operacioni u zhvillua më 27 janar në Tempullin Phrom Sunthon, në provincën Chonburi, pas ankesave të banorëve lokalë për përdorimin e armëve dhe drogës brenda ambienteve të tempullit. Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit në dhomat e murgjve u sekuestruan para në cash, një armë zjarri, pajisje erotike, një listë me kontakte prostitutash si dhe një DVD player me një disk pornografik brenda. Tre nga katër murgjit rezultuan pozitivë në testet për metamfetaminë. Të katër personat janë arrestuar dhe u është ndaluar përkohësisht ushtrimi i aktiviteteve fetare. Autoritetet...