Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Skandal në qeverinë e Melonit, ministri i Brendshëm lidhje jashtëmartesore me një gazetare

Një deklaratë e gazetares dhe opinionistes televizive Claudia Conte ka shkaktuar trazira në qeverinë italiane. Në një intervistë për Money.it, Conte pranoi se ka pasur një lidhje me ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi, duke hapur debat në politikën italiane. “Nuk mund të mohoj se kam patur një marrëdhënie me Matteo Piantedosi”, janë fjalët e gazetares. Edhe pse ministri 60-vjeçar është i martuar me prefekten Paola Berardino, rrëfimi i 30-vjeçares ka ngritur pyetje mbi ndikimin politik dhe imazhin e qeverisë. Conte ka pasur gjithashtu detyra si këshilltare në komisione parlamentare dhe ka moderuar programe dhe evente publike. Gjithashtu, Conte mes viteve 2023 dhe 2024 ka pasur disa angazhime pranë shkollës së specializimit për forcat e policisë. Bëhet fjalë për angazhime të paguara për moderimin e katër tryezave...