Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Skandal në Ministrinë e Brendshme italiane, hakerat kinezë dyshohet se kanë vjedhur të dhënat e 5 mijë agjentëve

Një incident shumë i rëndë sigurie ka tronditur Ministrinë e Brendshme të Italisë. Një listë që përmban rreth 5 mijë agjentë të Digos, me emra, detyra dhe seli operative, ka përfunduar në duart e hakerave të lidhur, sipas burimeve hetimore, me sferën e inteligjencës kineze. Bëhet fjalë për profile hetuesish të angazhuar në çështjet më delikate: Antiterrorizëm, monitorim të komuniteteve të huaja dhe gjurmim të disidentëve kinezë që kanë gjetur strehim në Itali. Sipas informacioneve, të dhënat janë marrë pas një sulmi kibernetik të ndodhur mes viteve 2024–2025. Një ndërhyrje e heshtur dhe e mirëorganizuar që ka lejuar depërtimin në rrjetin e Ministrisë së Brendshme dhe shkarkimin e materialeve të rezervuara nga komisariate të ndryshme në të gjithë vendin. Qëllimi nuk ishte sabotimi, por njohja:...