Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

Skandal në Kopenhagen, Ambasada amerikane heq 44 flamujt në nder të ushtarëve danezë

Stafi i Ambasadës Amerikane në Kopenhagen ka hequr 44 flamuj të vendosur në nder të ushtarëve danezë që humbën jetën në Afganistan. Flamujt ishin vendosur në trotuar nga aktivistë të panjohur pas kritikave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kontributeve ushtarake të vendeve aleate. Sipas mediave të huaja, flamujt u hoqën më vonë gjatë ditës nga një roje e sigurisë. Në një intervistë për Fox News javën e kaluar, Trump tha se ushtarët aleatë në Afganistan “qëndronin pak më prapa, larg vijës së frontit”, një koment që shkaktoi reagime të forta nga kryeqytetet evropiane. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen e quajti deklaratën e Trump “të papranueshme”. Ndërkohë, qyteti i Kopenhagenit theksoi se trotuari ku ishin vendosur flamujt i përket komunës, por kutitë me lule ku ata ishin vendosur janë...