Skandal në hotelet kineze/ Momentet intime të çifteve u transmetuan drejtpërdrejt pa e ditur ata
Një aktivitet i paligjshëm dhe jashtëzakonisht fitimprurës në Kinë është zbuluar së fundmi pas një investigimi nga BBC. Sipas BBC,klientët e hoteleve filmohen në moment intime dhe më pas imazhet e tyre i shpërndahen faqeve pornografike pa pëlqimin e “protagonistëve”. Në prill 2023, qeveria kineze vendosi rregulla të reja që detyrojnë kontrolle të rregullta për gjetjen e kamerave të fshehura. Megjithatë, një hetim 18-mujor tregon se fenomeni vazhdon dhe po zgjerohet. BBC identifikoi gjashtë faqe interneti dhe aplikacione që reklamoheshin përmes Telegram-it, një platformë e ndaluar në Kinë, por shpesh e përdorur për aktivitete të paligjshme. Administratorët pretendonin se transmetonin live pamje nga më shumë se 180 kamera në hotele. Një faqe, e cila u monitorua për shtatë muaj, përmbante material nga 54 kamera të...
Burimi:
vizionplus.tv