“Situata po del jashtë kontrollit”, Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Iran
Kina kërkon të bashkëpunojë me Rusinë për një de-eskalim të luftës në Lindjen e Mesme. Këtë e bëri të ditur ministri i Jashtëm Wang Yi gjatë një telefonate me homologun rus Sergey Lavrov, të iniciuar nga ky i fundit. Sipas mediave shtetërore kineze, Wang Yi theksoi se “Kina dhe Rusia duhet të sigurojnë drejtësi në çështjet kryesore”, ndërsa paralajmëroi se situata në rajon “po përkeqësohet dhe luftimet po intensifikohen”. Ai përsëriti thirrjen e Pekinit për një armëpushim të menjëhershëm në konfliktin e nisur më 28 shkurt pas sulmeve ajrore izraelite dhe amerikane ndaj Iranit. Po ashtu, Wang nënvizoi se Kina synon të vazhdojë bashkëpunimin me Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke koordinuar qëndrimet për të ulur tensionet dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal...
Burimi:
javanews.al