Siria vret një udhëheqës të lartë të ISIS, sekuestron gjithashtu armë dhe municione luftarake

Siria vret një udhëheqës të lartë të ISIS, sekuestron gjithashtu armë dhe municione luftarake

Autoritetet siriane njoftuan se forcat e sigurisë kanë vrarë një udhëheqës të lartë të grupit Shteti Islamik (ISIS) dhe kanë arrestuar një tjetër gjatë operacioneve të fundit pranë kryeqytetit Damask, në koordinim me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Ministrisë së Brendshme, forcat siriane të sigurisë dhe inteligjencës, duke bashkëpunuar me koalicionin ndërkombëtar, zhvilluan atë që u përshkrua si një “operacion i saktë sigurie” në zonat rurale përreth Damaskut. “Operacioni rezultoi në neutralizimin e terroristit Mohammad Shahada, i njohur si ‘Abu Omar Shaddad’, i cili konsiderohet një nga udhëheqësit kryesorë të ISIS-it në Siri,” thuhet në deklaratë. Më tej theksohet se ky operacion “konfirmon efektivitetin e koordinimit të përbashkët midis agjencive të sigurisë kombëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë”. Sipas mediave, ministria shtoi gjithashtu se forcat e...